9.5 C
Pristina
Monday, October 28, 2024

Buy now

spot_img

Zogaj: 3 milionë euro i kemi shpenzuar për qentë endacakë, Qeveria me fjalë boshe dhe asnjë hap konkret 

Një ndër problematikat e Prishtinës është edhe menaxhimi me qentë endacakë, ku numri i personave që kërkojnë ndihmën mjekësore është i lartë. Për këtë problem ka folur nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj.

Zogaj tha se janë duke punuar për ta zgjidhur këtë çështje.

Ai shtoi se aktualisht janë 5 mijë qenë rrugëve të kryeqytetit ndërsa janë shpenzuar 3 milionë euro për ta zgjidhur këtë problemtarikë.

Zogaj u tregua kritik ndaj Qeverisë së Kosovës duke thënë se nuk po ndihmohen financiarisht.

‘’Në një moment të caktuar, me anketë me qytetarë problem me qentë endacakë del të jetë problem numër 1. Gati 70 për qind e qytetarë e kanë rendit si problemin kryesor të Prishtinës dhe jemi të vetëdijshëm për këtë fakt.

Pesë mijë qen endacakë i kemi në rrugët e Prishtinës. I kemi shpenzuar 3 milionë euro për me shku në një process kape qenin, sterilizoje, vaksinoje, lëshoje prapë në rrugë sepse kështu e kërkon ligji për mbrojtjen e kafshëve. Ne kemi ardh në një zgjidhje të re. E kemi ndërtu një strehimore të madhe për qentë endacakë. Ajo pranon 500 qenë dhe cka po bëjmë jemi duke i mbledh nga zonat me rrezikshmëri të lartë dhe një prej atyre zonave është QKUK-ja. Kemi dhënë urdhër të largohen qentë nga oborri i QKUK-së dhe të dërgohen në qendër të strehimit’’, tha Zogaj per Periskopin.

Ai shtoi se ju bëjnë thirrje qytetarëve që kanë mundësi e kanë oborr, t’i adaptojnë qentë dhe për këtë, Zogaj tha se do t’i paguajnë qytetarët.

Zogaj shtoi se deri në pranverën e vitit 2025 të adaptohen mbi 1000 qenë endacakë, ai shtoi se i ndajnë nga 50 euro në muaj për secilin qenë endacakë.

Nënkryetari i Prishtinës shtoi se ekziston dyshimi se qentë endacakë lëshohen në kryeqytet në mënyrë të mobilizuar me kamionë nga komunat përreth.

“Kemi raporte të Policisë që vjen kamioneta e vogël me dhjetëra qenë endacakë dhe lëshohen në territorin e Prishtinës.”

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img