Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se në ndërtesën e Institutit të Mjeksësisë Ligjore, ka shpërthyer një zjarr të shtunën në orët e mbrëmjes.
Sipas informacioneve qe ka aktualisht ministria nga vendi i ngjarjes, nuk ka dëme që janë shkaktuar nga zjarri.
“Të menjëhershme kanë qenë intervenimet e zjarrëfikësve. Policia është në vendin e ngjarjes po ashtu edhe zv. Ministri, Blerim Sallahu”, thuhet në njoftimin për media.
Sipas MD-së, personat përgjegjës tashmë po merren me shkaqet e shpërthimit të zjarrit. /Telegrafi/