Një numër i madh i zjarrfikësve dolën sot te Tregu i Gjelbër, për të shuar zjarrin që kaploi disa lokale. Dyshohet se ky zjarr që shpërtheu herët në mëngjes ka përfshirë plot 6 lokale.
Në vendngjarje ka dalë menjëherë edhe Policia e Kosovës.
Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës, thotë se zjarri dyshohet të ketë nisur sot rreth orës 05:40.
“Sot rreth orës 05:40, kemi pranuar informatën për një zjarr që ka përfshirë disa lokale në rrugën ‘Ilaz Agushi’ në Prishtinë. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfiksit dhe policia të cilët janë duke u marrë me rastin”.
Derisa sipas saj deri në këto momente nuk raportohet për njerëz të lënduar.
‘Nuk raportohet për persona të lënduar”, thotë Ahmeti.
Ndërsa Malë Gashi, komandant i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë tha për Telegrafin se në ora 05:45 kanë pranuar informatë për zjarr në lokalet te Tregu i Gjelbër.
Ai tha se nga ky zjarr e pësuan gjashtë lokale
“Ekipet menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Me të arritur është pa se zjarri kishte shpërthyer dhe kishte përfshirë 6 lokale”, tha ai.