Site icon PrishtinaPress

Zjarri përfshin zonën mes Zoqishtës e Hoçës së Madhe, Latifi: Situata mbetet e vështirë

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka bërë të ditur se një zonë mes fshatrave Zoqisht dhe Hoçë e Madhe është përfshirë nga zjarri.

Latifi bëri të ditur se ekipi i zjarrfikësve dhe një grup vullnetarësh po bëjnë përpjekje të pandërprera për ta shtuar zjarrin, por sipas tij, situata mbetet e vështirë.

“Situata mbetet e vështirë, por ekipi është i përkushtuar ta ndalojë përhapjen e zjarrit dhe t’i zvogëlojë sa më shumë dëmet që mund të shkaktohen”.

“Ju bëj thirrje të tregojmë kujdes të veçantë gjatë kësaj periudhe të thatë, të shmanget ndezja e zjarreve në natyrë dhe të raportohet menjëherë për çdo zjarrvënie të dyshimtë tek autoritetet”, tha Latifi, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, ai tha se bashkëpunimi i qytetarëve është thelbësor për mbrojtjen dhe ruajtjen e natyrës.

Exit mobile version