Një trafo është përfshirë nga zjarri ditën e sotme.
Ngjarja ka ndodhur tek nënstacioni Prishtina 3, në afërsi të stadiumin “Fadil Vokrri”.
Për këtë rast ka folur edhe komandanti i zjarrfikësve të Prishtinës, Malë Gashi.
“Reagimi ka qenë i shpejt. Mirëpo, zjarri i cili ka ndodhur këtu është bukur problematik, pasi që gjendet poshtë në bodrum dhe është i mbuluar sipër me pllaka”, tha ai. para mediave.
Gashi shtoi se tashmë është arritur drejt fundit të shuarjes së zjarrit.