Site icon PrishtinaPress

Zjarri në Sopijë të Suharekës erdhi pasi një kamion rrëzoi telat e shtyllës elektrike

Pasditen e së shtunës, në Sopijë të Suharekës një shtyllë mori flakë, për shkak se një kamion kapi telat e saj.

Por, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi për Klankosova.tv, u shpreh se nuk u raportua për zjarr të madh.

“Në fshatin Sopijë, sot me datë 13.07.2024, rreth orës 16:00 është raportuar se është rrëzuar një shtyllë, pasi që një kamion i ka kapur telat, kështu që telat kanë marr flak, por nuk është raportuar për ndonjë zjarr”, tha Bytyqi.

Exit mobile version