Site icon PrishtinaPress

Zjarri në Shëngjin, banorët ankohen për mungesë të ujit dhe rrymës

Në tri ditët e para të kësaj jave, Shëngjini i Shqipërisë është përballur me zjarre të mëdha, sidomos dje, ku si pasojë u dogjën edhe disa shtëpi.

Gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresa Tërshani ka përcjellur nga afër të gjitha zhvillimet në këtë zonë.

Ajo është shprehur se banorët me të cilët ka biseduar, janë ankuar edhe për mungesë të ujit dhe të energjisë elektrike.

Tutje, ajo gjithashtu ka bërë të ditur edhe se kryebashkiaku i Lezhës ka thënë se ka rrezik që të përhapen edhe vatrat e saj, megjithatë sipas tij, gjendja aktualisht është nën kontrollë.

Exit mobile version