7.7 C
Pristina
Friday, November 29, 2024

Buy now

spot_img

Zjarri në qendrën e migracionit në Meksikë, dhjetëra viktima

Të paktën 37 persona kanë gjetur vdekjen pas një zjarri në një qendër migracioni në qytetin kufitar verior të Meksikës, Ciudad Juarez.

Autoritetet deklaruan se zjarri në zyrën e Institutit Kombëtar të Migracionit ndodhi pasi ata morën rreth 71 emigrantë nga rrugët e qytetit.

Një nga dëshmitaret e revoltuar tregoi se bashkëshorti i saj ishte lënduar dhe nuk dinte asnjë informacion për të.

“Edhe njeriu është njeri. E kanë marrë me ambulancë bashkëshortin tim, por trajtohet shumë keq. Nuk thonë gjë, mund të vdes një i afërm dhe nuk të thonë, ka vdekur, asgjë”, thaViangly-emigrante nga Venezuela.

Shkaku i zjarrit dhe kombësia e viktimave nuk janë bërë të ditura nga autoritetet, ndërsa vijon puna për gjetjen e personave të tjerë.

Pamjet nga vendi i ngjarjes treguan ushtarë dhe zjarrfikës duke ndihmuar të plagosurit për të shpëtuar nga brenda. Ndërsa flakët përhapeshin me shpejtësi, duke përpirë shumë nga ambientet aty.

Nuk dihet ende saktësisht nëse zjarri ka qenë i qëllimshëm, por sipas autoriteteve në pistën e hetimeve ështën hedhur si dyshim, pasi zyrtarët amerikanë në fillim të këtij muaji ndaluan qindra emigrantë, kryesisht venezuelas, të hynin në vend pas kalimeve me forcë në kufi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img