Një zjarr e ka përfshirë një objekt banimi mëngjesin e sotëm në “Lagjen e Spitalit” në Prishtinë.
Rreth rastit ka dhënë detaje për Klankosova.tv, Malë Gashi, komandant i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë.
Ai ka thënë se reagimi nga ana e zjarrfikësve ka qenë i shpejt dhe se nuk ka persona të lënduar nga flakët.
Gashi ka shtuar se nga ky zjarr ka dëme materiale, ndërsa ende nuk dihen shkaktarët e tij.