Janë shpëtuar të gjithë personat që mbetën të bllokuar si pasojë e një zjarri në qendrën tregtare në Lushnje.
Ndërsa ata që janë dërguar në spital janë jashtë rrezikut për jetë, bëri të ditur Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu e cila ka vizituar qytetarët e asfiksuar nga ky zjarr, raporton ABC News.
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla thotë se struktura shtetërore reagoi në kohë në lidhje me zjarrin e rënë.
Ai tha se u desh edhe ndërhyrja e RENEA-s për të evakuar banorët që kishin mbetur në pallatin ku ndodhet qendra tregtare.
Balla shtoi se do të kryhet hetim i plotë për të gjetur shkakun e zjarrit, teksa nënvizoi se forcave të zjarrfikësve të qarkut të Fierit, do t’i shtohen edhe dy automjete të tjera.