-0.8 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Zjarri në Lipjan, një zjarrfikës pranon trajtim mjekësor

Sot rreth orës 19:00, dy objekte dhe dy serra janë përfshirë nga flakët në Lipjan.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja për informim e Policisë, Flora Ahmeti, e cila ka bërë të ditur se një zjarrfikës ka pranuar trajtim mjekësor për shkak të tymit.

“Bazuar në të dhënat e deritanishme, nga zjarri janë përfshitë dy objekte (një me ushqim për kafshë dhe një me pajisje bujqësore) si dhe dy serra. Në vendngjarje janë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin. Për shkak të tymit, tretman mjekësor ka pranuar një zjarrfikës”, ka thënë Ahmeti.

Aktualisht ekipet e zjarrfikësve po vazhdojnë punën për lokalizimin e zjarrit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img