Site icon PrishtinaPress

Zjarri në Afrikën e Jugut, qindra shtëpi shkatërrohen

Qindra shtëpi janë shkatërruar nga një zjarr në një lagje të varfër të qytetit Durban të Afrikës së Jugut.

Një person dihet se ka vdekur nga zjarri që shpërtheu herët në mëngjes, por ekziston frika se mund të gjenden më shumë trupa.

Njerëzit atje janë duke u përpjekur të shpëtojnë sendet e tyre.

Nuk dihet ende shkaku i zjarrit. Megjithatë, disa dëshmitarë okularë thonë se nisi kur dy persona, të cilët kishin pirë alkool, u plasën me njëri-tjetrin.

Një zëdhënës i Kryqit të Kuq të Afrikës së Jugut e përshkroi atë si një fatkeqësi dhe vlerësoi se rreth 1000 kasolle mund të jenë shkatërruar, duke lënë rreth 3,000 njerëz të pastrehë.

Siyabonga Hlatshwayo tha për faqen e lajmeve e NCA se Kryqi i Kuq kishte shpërndarë ushqime të nxehta, dyshekë dhe batanije për të prekurit dhe ai i bëri thirrje për më shumë donacione, shkruan BBC.

Exit mobile version