Gjithçka që pati brenda dy dhomave u bë shkrumb e hi. Zjarri që përfshiu të mërkurën shtëpinë ku jetonin familja Rrustemi në Pejë, i la ata pa kulm mbi kokë.
Zonja e shtëpisë që nuk ishte aty kur shpërtheu flakët, më shumë u frikësua për fëmijët e saj.
Në shtëpinë e vjetër të marrë me qira nga familja, moti kishin filluar problemet me ujë dhe rrymë.
Për të kërkuar ndihmë pas djegies së shtëpisë, kryefamiljari shkoi në Komunë të Pejës të dorëzojë një kërkesë.
Autoriteteve lokale në Pejë u duhet kohë derisa të merr vendim nëse do t’ju sigurojnë strehim ose jo kësaj familje. /Klan Kosova/