5.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Zjarri i madh te ETC në Klinë, flet Ramiz Kelmendi: Ka ndodhur para se të hapet objekti

Afaristi i njohur dhe pronari i ELKOS Group, Ramiz Kelmendi ka folur rreth ngjarjes që ka ndodhur sot tek objekti i ETC-së në Klinë.

Kelmendi tha se para pak minutash e ka marr vesh ngjarjen nga shefi i sigurimit.

Ai tha se zjarri ka ndodhur para se të hapet objekti për fillimin e orarit të punës.

“Më treguan pak më herët për ETC në Klinë. S’ka qenë e hapur marketi, pasi zjarri ka ndodh para se mu çel marketi. Shefi i sigurimit më tregoi që ka ndodh para orës 08:00. Nuk e di çka ka qenë shkaktari pasi para 10 minutave e mora vesh. Për momentin ende nuk kam shku në vendngjarje”, ka thënë Kelmendi për Telegrafin.


Ndërsa zëdhënësi Fadil Gashi, ka thënë se të gjitha njësitet janë në vendin e ngjarjes.

“Sot rreth orës 6:30 të mëngjesit policia është njoftuar nga sigurimi se zjarri e ka kapluar qendrën tregtare ETC në Klinë. Ka dalë në vendngjarje, zjarrfikësit janë aty. Nuk ka persona të lënduar. Nuk e di a është ndalë zjarri ende”, ka thënë ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img