Sot janë ekzekutuar pagat e punonjësve shtetërorë, për herë të parë sipas koeficientit të ri të pagave të bazuar në ligjin e ri.
Me Ligjin e ri të pagave, zjarrfikësve të Kosovës u është rritur paga për 45 euro, por jo edhe për shefat e tyre.
Një zjarrfikës që është shef i ndërrimit ka thënë për IndeksOnline se paga e tij është e njëjtë sikurse në të kaluarën, por të zjarrfikësit ka një rritje prej 45 euro.
Ai ndihet i zhgënjyer pasi që ka pritur se edhe paga e tij do të rritet krahas zjarrfikësve që nuk kanë përgjegjësi menaxhuese.
Zjarrfikësi deri tani ka marr pagë 447 euro në muaj ndërsa tani paga e tyre neto është 492 euro./IndeksOnline/