Site icon PrishtinaPress

Zjarrfikësit shqiptarë shpëtojnë nga flakët 9 emigrantë në Greqi

Ekipi i zjarrfikësve shqiptarë që po ndihmojnë Greqinë për shuarjen e flakëve, kanë shpëtuar 9 emigrantë nga Iraku në Aleksandrupoli. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ekipi shqiptar u ka dhënë emigrantëve ndihmën e parë mjekësore si dhe ushqim.

Postimi i Plotë:

Forcat zjarrfikëse dhe ekipi mjekësor shqiptar kanë shpëtuar 9 emigrantë nga Iraku që kishin humbur rrugën, e më pas ishin përballur me rrezikun e flakëve në Aleksandrupoli të Greqisë. Ekipi shqiptar u ka dhënë emigrantëve ndihmën e parë mjekësore si dhe ushqim. Gjendja shëndetësore e personave paraqitej problematike pasi për shkak të mungesës së ushqimeve dhe ujit të pijshëm, kishin konsumuar ujëra të ndotura.

Exit mobile version