-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Zjarrfikësit paralajmërojnë protesta: Kemi mbetur në mëshirën e askujt

Qeveria e Kosovës në fillim të muajit shkurt kishte vendosur koeficientin e Ligjit të Pagave për punëtorët e sektorit publik.

Vlera e koeficientit ishte caktuar 105 euro.

Këtë vendim nuk e përkrahën të gjithë. Në mesin e të pakënaqurve janë edhe zjarrfikësit.

Kryetari i Sindikatës së Zjarrfikësve të Kosovës, Muharrem Beka ka folur lidhur me gjendjen e punës së zjarrfikësve.

Beka tha se nëse Qeveria nuk reagon për pakënaqësitë, zjarrfikësit do të protestojnë.

“Kemi kërkuar që mosha mesatare të rritet dhe të punësohen më shumë punëtorë se nuk ka staf të mjaftueshëm ka shumë pak zjarrfikës”.

“Ne tash para disa ditëve ju kemi drejtuar Qeverisë që gjithsesi duhet ta kthejë kokën nga zjarrfikëset dhe të analizohet kjo gjendje e krijuar se nuk po i shërben askujt as punëtorëve dhe as zjarrfikësve. Nëse Qeveria nuk e kthen përgjigjen edhe zjarrfikësit do të protestojnë”, tha Beka.

Halli më i madh i zjarrfikësve, sipas Bekës, është çështja e statusit juridik.

Ai thotë se komuna dhe MPB-ja nuk po e zgjedhin këtë çështje, por po ja hedhin fajin njëra-tjetrës.

“Ajo çka ju pengon më së shumti zjarrfikësve është çështja e statusit juridik të pazgjidhur, dhe ta dimë kush është punëdhënësi ynë a është komuna a MPB të definohen se kjo nuk funksionin kështu, askush nuk merr përgjegjësi si punëdhënës duke ja hedhur njëra tjetrës fajin. Ne e kemi bërë të pamundurën që kjo gjendje të ndryshohet por nuk po ndryshohet”, u shpreh Beka.

Kreu i Sindikatës së Zjarrfikësve ka thënë se punëtorët e kësaj ndërmarrje janë mbetur në mëshirën e askujt.

Beka tha se zjarrfikësit nuk kanë as pajisje të mjaftueshme.

“Janë të mangat pajisjet dhe janë të pamjaftueshme dhe mungojnë edhe ato personale pjesë rezervë dhe disa janë shumë të vjetra. Zjarrfikësit aq shumë kanë probleme sa asgjë nuk po funksionin pa i zgjidh ato. As me pagat nuk janë të kënaqur e as me kushtet e punës dhe as me përkujdesjen institucionale. Zjarrfikësve as nuk ju kompensohen orët e ndërrimit të natës as festat, as orët jashtë orarit, jemi mbet në mëshirën e askujt”, theksoi Beka.

Lidhur me situatën e punëtoreve të zjarrfikësve, ka folur edhe Blerim Gashi, zëvendës-udhëheqës i ndërrimit.

Gashi tha se vetëm gjatë vikendit të javës së kaluar 6 intervenime janë kryer.

Ai ka shprehur pakënaqësi edhe për pagat.

“Kemi pas gjatë vikendit 6 intervenime, prej të cilave tri kanë qenë intervenime teknike, dy fikje të zjarrit tek mbeturinat dhe një fikje e zjarrit tek bodrumi i një banese. Intervenimet teknike (3) përfshijnë furnizim me ujë për njësinë speciale, largim i llamarinës, largim i një qeni prej një shtëpie. Ka qenë një qen i rrezikshëm. Zjarrfikësit e kanë largu. Haku i punës tonë nuk paguhet kurrë, por me pas një rrogë mesatare të paktën”, tha ai për Front Online.

Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve që ka koeficient 8 dhe vlera e pagës së tij do të jetë 840 euro, zëvendësi i tij me koeficient 7.2 do të ketë pagë 756 euro, sipas koeficientit të caktuar prej 105 euro nga Qeveria.

Komandanti i Batalionit me koeficient 6.5 do të ketë vlerën e pagës 682 euro, zëvendësi i tij me koeficient 6.3 do të ketë pagën 661 euro e 50 cent.

Udhëheqësi i togut të zjarrfikësve ka koeficientin 6 ndërsa paga e tij do të jetë 630 euro, zëvendësi i tij me koeficient 5.9 do të ketë pagën 619 euro.

Udhëheqësi i skuadrës me koeficient 5.7 vlera e të njëjtit do të jetë 598 euro e 50 cent, zëvendësi i tij me koeficient 5.5 do të jetë 577.5 euro./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img