Site icon PrishtinaPress

Zjarret përfshijnë disa fshatra në Mitrovicë – Policia, FSK-ja dhe KFOR-i u dalin në ndihmë banorëve

Disa fshatra në Mitrovicën e Jugut janë kapluar nga zjarri dhe zjarrfikësit bashkë me Policinë e Kosovës, Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe KFOR-in kanë janë në vendngjarje.

Lajmin e ka konfirmuar Fexhrije Pllana, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Jugut.

“Sot rreth orës 15:08 është raportuar për një zjarr në fshatin Cërnushë. Zjarri është përhapur në fshatin Kqiq, te pishat dhe fshatin Zasellë. Njësitë policore, zjarrfikësit, FSK dhe zjarrfikësit e KFOR-i janë në vendngjarje duke u munduar ta lokalizojnë zjarrin dhe ne rast nevoje edhe evakuimin e banorëve”, tha ajo.

Evropa po përballet me zjarre si pasojë e valës së të nxehtit që po mbretëron ditëve të fundit. Francë , Spanja, Sllovenia, Kroacia dhe Greqia janë disa nga vendet që po përballen me zjarre.

Exit mobile version