Parku Nacional i Sharrit i ka bërë thirrje publike institucioneve më të larta në Kosovë për ndihmë në shuarjen e zjarreve që i ka përfshirë pyjet në Oshlak.
Në thirrjen për ndihmë thuhet se situata në Parkun Nacional të Sharrit është alarmante, ku kërkuan ndihmën edhe të KFOR-it dhe FSK-së.
“Për shkak të konfiguracionit të terrenit me rrezikshmëri të lartë, në pamundësi të intervenimit nga toka, ftojmë të gjitha institucione si KFOR, FSK dhe institucione relevante për intervenim nga ajri me helikopter dhe të ngjashme”, thuhet në reagim, transmeton Klankosova.tv.
Në rast se nuk reagohet shpejt, Parku Nacional i Sharrit tha se gjendja me zjarret po merr përmasa katastrofale dhe rrezikshmëria është e lartë.