Pink ka dhuruar 500.000 dollarë për shërbimet e urgjencës në Australi, pasi zjarret kanë dalë nga kontrolli.
Ajo lajmin e konfirmoi përmes një postimi në Twitter.
I am totally devastated watching what is happening in Australia right now with the horrific bushfires. I am pledging a donation of $500,000 directly to the local fire services that are battling so hard on the frontlines. My heart goes out to our friends and family in Oz ❤️ pic.twitter.com/kyjDbhoXpp
— P!nk (@Pink) January 4, 2020
“Jam shkatërruar plotësisht teksa shoh se cfarë po ndodh në Australi me zjarret e tmerrshme. Unë premtoj se do ti dhuroj 500.000 dollarë për shërbimet lokale të zjarrit që po luftojnë kaq shumë”, shkroi ajo.
Menjëherë pas kësaj, fansat e falënderuan atë për veprimin që bëri.
Pas zjarreve në Australi, numri i vdekjeve ka arritur në 23, ku edhe mijëra të tjera u detyruan ti lëshojnë shtëpitë.