Site icon PrishtinaPress

Zjarret e mëdha në Shëngjin po i rrezikojnë banesat dhe hoteleritë (VIDEO)

Zjarret e mëdha kanë kapluar Shëngjinin duke dëmtuar pyjet dhe duke rrezikuar edhe vendbanimet afër.

Kryetari i Lezhës, Pjerin Ndreu ka thënë që situata ende është duke vazhduar, dhe po mban shpresë në shuarjen e zjarrit.

”Një situatë e pashembullt zjarri në Shëngjin! E ndihmuar nga era e fortë, ka rrezikuar   seriozisht, banesat dhe hoteleritë tek zona e Ranës së Hedhun!”, ka shkruar Ndreu në Facebook.

”Një super organizim me në krye drejtorin e Shërbimit Zjarrfikës Shqiptar, Arben Cara, Prefektin e Qarkut, forcat e shërbimeve të Zjarrfikësve dhe Shërbimeve të tjera Bashkiake Lezhë, forcat zjarrfikëse thuajse nga e gjithë Shqipëria!”

”Situata vazhdon! Me shpresë se me ndërhyrjen e helikopterit dhe zjarrfikësve do vihet në kontroll! Gjithsesi dëmi është i madh në pyje!”

Exit mobile version