Temperaturat jashtëzakonisht të larta janë raportuar në të gjithë botën, duke thyer rekorde në kontinente të shumta.
Java e parë e korrikut ishte java më e nxehtë e regjistruar, tregojnë të dhënat.
Në Shtetet e Bashkuara, miliona njerëz në jugperëndim dhe jug përballen me temperatura të larta të rrezikshme.
Disa vende, si Teksasi dhe Arizona, kanë duruar një varg të të nxehtit njëjavor.
Si pasojë e vapës janë shkaktuar zjarre në vende si Spanja dhe Greqia. Tymi nga zjarret në Kanada po shkakton paralajmërime për ajër të pashëndetshëm në të gjithë nivelin verior të ShBA-së.
Ndërkohë, shirat e rrëmbyeshëm kanë përmbytur pjesë të Japonisë, Kinës, Koresë së Jugut dhe Indisë, duke prishur jetën e miliona njerëzve dhe duke shkaktuar përmbytje të shpejta, rrëshqitje dheu dhe ndërprerje të energjisë elektrike.