Site icon PrishtinaPress

Zjarre të shumta në Podujevë, Bulliqi: Jemi në terren, do ketë gjoba

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ngrit shqetësime për shkaktimin e zjarreve, derisa thotë se po shkaktohen dëme të rënda.

Ai thekson se me qëllim të parandalimit të kësaj dukurie të shëmtuar dhe ndërmarrjes së masave preventive përmes inspektoriatit komunal do të jenë në terren për t’i identifikuar dhe gjobitur personat që po bëjnë akte të tilla të shëmtuara.

“Ditëve të fundit është shtuar numri i zjarreve në komunën tonë, duke dëmtuar rëndë plleshmërinë e tokës, shkatërruar gjallesa si dhe shkaktuar rrezik të përgjithshëm nga përhapja e zjarrit.

Në secilin rast ftojmë qytetarët të lajmërojnë menjëherë organet e rendit, inspektoratin komunal por edhe zjarrfikësit, sepse intervenimi i shpejtë mundëson që edhe lokalizimi i zjarrit të bëhet më lehtë.

Exit mobile version