Një lokal në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Gjakovë është përfshirë sonte nga zjarri, gjegjësisht një pjesë e kuzhinës së tij.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka konfirmuar për Insajderin se zjarrfikësit kanë dalë në vendngjarje dhe zjarri është lokalizuar.
Sipas tij, nuk ka lëndime në njerëz dhe se ende nuk dihet sakte se çka e shkaktoi zjarrin, meqenëse dyshimet e para janë nga vaji në kuzhinë.