Home Botë Zjarr në një ndërtesë në Dubai, humbin jetën 16 persona

Zjarr në një ndërtesë në Dubai, humbin jetën 16 persona

Të paktën 16 persona kanë humbur jetën dhe 10 të tjerë janë plagosur si pasojë e një zjarri të rënë në një ndërtesë apartamentesh në Dubai, në një lagje të njohur të Emiratit të Gjirit.

Zjarri ka rënë në mes të ditës në katin e katërt të një pallati në Al-Ras, një nga lagjet e vjetra të qytetit, ku jetojnë kryesisht punëtorë të huaj. Nga hetimet e para rezulton se zbatimi i gabuar i rregullave të sigurisë së objektit është shkaku i zjarrit, thuhet në njoftimin e Mbrojtjes Civile.

Kombësia e viktimave nuk u bë e ditur, por raportet e mediave indiane thanë se katër indianë ishin mes të vdekurve.

Dubai, është një nga shtatë Emiratet e Bashkuara Arabe dhe ka afërsisht 3.3 milionë banorë, 90% e të cilëve janë të huaj.

Qyteti ka përjetuar zjarre të mëdha në të kaluarën, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme, por jo viktima./PrishtinaPress/

Exit mobile version