27 persona raportohet të kenë vdekur si pasojë i një zjarri në klub të natës në Stamboll të Turqisë.
Dyshohet se zjarri u shkaktua gjatë punimeve për riparimin e këtij klubi.
Siç njoftuan mediat shtetërore, tetë persona janë plagosur, shtatë nga ata në gjendje të rëndë.
Kjo u konfirmua të marten nga Zyra e Guvernatotir të Stambollit, shkruan CNN.
Thuhet se zjarri filloi në lagjen Besiktas në qendër të Stambollit në anën evropiane të qytetit, në vendin i cili ndodhet nën tokë.
Ministri i Brendshëm, Ali Yerlikaja, njoftoi se ka nisur një hetim lidhur me rastin.