Një zjarr ka përfshirë pjesën malore të fshatit Gerlicë e Epërme, e cila ndodhet në rrugën Ferizaj-Brezovicë.
Kujtojmë se me ngritje të temperaturave në Kosovë shfaqet problemi me zjarret, sidomos në vendet malore dhe fushore. Nga Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave është deklaruar se shpeshherë zjarret janë shkaktuar nga djegie të arave pas korrjes së të mbjellave.