Është djegur këtë mëngjes një pjesë e objektit të Institutit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.
Pas zjarrit që ka përfshirë ndërtesën, zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë lokalizuar atë.
Rastin e ka konfirmuar edhe udhëheqësi i zjarrfikësve, Malë Gashi.
“Është djegur objekti në katin e dytë, nga zjarri janë djegur disa letra. Nuk dihen ende shkaqet”, ka thënë ai për Gazetën Sinjali.
Hetimet për zjarrin janë duke vazhduar.