Objekti i fabrikës së ngjyrave që gjendet në Ferizaj është përfshirë nga zjarri në mbrëmjen e së martës.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka thënë për Paparacin se për fat të mirë nuk ka persona të lënduar nga ky zjarr.
“Sonte rreth orës 19:56 jemi njoftuar se në rr. magjistrale Ferizaj – Prishtinë në fsh Babush në një objekt afarist të ngjyrave është një incident zjarri. Policia dhe Zjarrfikësit kanë dal në vendin e ngjarjes dhe zjarrëfikësit kanë arritur te lokalizojnë zjarrin . Te lenduar nuk ka. Rasti po hetohet nga Policia Rajonale e Ferizaj” ka thënë Veseli.
Ai theksoi se rasti po hetohet për të kuptuar cilat janë shkaqet e zjarrit.
“Rasti po hetohet nga Policia Rajonale e Ferizaj”, ka thënë ai.
Në Ferizaj disa herë radhazi ka patur objekte të shumta afariste të cilat janë përfshirë nga zjarri. Si pasojë e këtyre zjarreve ka pasur edhe persona të vdekur e të lënduar.