Lajmi për këtë incident është konfirmuar për KALLXO.com nga drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogaj.
Ai tha se nuk ka pasur pasoja nga ky incident.
“Po mbrëmë ka ndodhur një zjarr në burgun e Dubravës. Problemi është shkaktuar nga një i burgosur me probleme shëndetësore mentale. Nuk ka pasur ndonjë rrezik”, tha Zogaj.
Nuk dihen motivet që mund ta kenë shtyrë të burgosurin për ta bërë këtë akt.