Site icon PrishtinaPress

Zjarr i madh në Veternik, Komuna e Prishtinës me apel për qytetarët

Një zjarr i madh është raportuar në Veternik të Prishtinës dhe Brigada e Zjarrëfikësve të Prishtinës po mundohen që ta lokalizojnë atë.

Kjo u bë e ditur përmes një postimi në Facebook, nga Komuna e Prishtinës të cilët u bëjnë thirrje qytetarëve që të mos i djegin hamulloret ose në ndonjë mënyrë tjetër ta ndezin një zjarr.

“Zjarr i ndezur në Veternik të Kryeqytetit, të cilin po mundohen ta shuajnë Brigada e Zjarrfikësve të Prishtinës.

Të nderuar qytetarë,

Ju lutemi të keni kujdes, mos i digjni hamulloret,

mos ndezni zjarr në fusha, mos e hedhni cigaren e ndezur në tokë.

Nëse nuk kujdeseni do të shkaktoni zjarre me pasoja të mëdha!

Zjarrvënia e tillë cilësohet vepër penale, do të përgjigjeni para drejtësisë!” thuhet në njoftimin e Komunës.

https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2023/10/388857321_1051309775878282_4225395159494885359_n.mp4

 

Exit mobile version