Site icon PrishtinaPress

Zjarr i madh në Shkodër, fillon ndihma logjistike nga Ulqini e Tivari

Për shuarjen e zjarrit në tregun e rrobave në Shkodër të rënë rreth orës 19:00, helikopteri Cougar dhe një grup efektivësh të Forcave të Armatosura u janë bashkuar forcave zjarrfikëse në aksion.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, shkruan se strukturat e mbrojtjes civile në nivel vendor dhe qendror kanë bërë evakuimin e menjëhershëm të banorëve, ndërsa aktualisht flakët janë nën kontroll.

“Forcat në terren po punojnë për normalizimin e situatës për të izoluar edhe vatrën e fundit. Gjithmonë në gatishmëri për të siguruar mbrojtjen e jetës dhe pronës së qytetarëve”, shkruan Peleshi.

Zjarri i rënë në Shkodër ka angazhuar të gjitha strukturat. Në terren, ndodhen 21 mjete zjarrfikëse, të repartit të Shkodrës, nga Malësia e Madhe, Lezha, Ulqini dhe Tivari.

Exit mobile version