Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një fabrikë të prodhimit të municioneve në Balikesir, në rajonin Marmara të Turqisë.
Sipas një deklarate të guvernatorit të rajonit e publikuar nga mediat turke ka viktima dhe të lënduar.
Informacionet e para flasin për 12 persona që humbën jetën dhe 3 të plagosur.
Në zonë kanë mbërritur autoambulancat dhe makinat e policisë, ndërsa akoma nuk dihet shkaku i këtij zjarri të madh, transmeton Sinjali.