Zjarr, gur e koktej molotovi – kështu ishte rrezikuar jeta e Policëve nga protesta e VV-së kundër “Zajednicës”
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të premten pasdite në mbledhjen e Qeverisë ka propozuar shtesat e rrezikshmërisë për Policinë e Kosovës të cilat variojnë nga 45 euro deri në 150 euro. Megjithatë, oferta “gjeneroze” e Kurtit nuk u prit mirë nga zyrtarët policorë. Njësiti Special Intervenues në kuadër të Policisë së Kosovës tashmë ka dërguar shkresë zyrtare në Stacionin Qendror të Prishtinës për të lajmëruar protestën e tyre që do ta mbajnë më 1 nëntor para objektit të Qeverisë së Kosovës në mesditë, shkruan Gazeta Sinjali.
Kurti, madje gjatë konferencës për media duke u arsyetuar për shumat e ulëta tha se “buxheti i Kosovës është ky që është” ndërsa shton se disa policë kanë pasur të ardhura më të larta edhe se Presidentja e vendit, Vjosa Osmani rroga e së cilës është 1 mijë e 890 euro.
“Ju e dini që pare boll kurrë nuk ka por buxheti i Kosovës është ky që është. Po ua ritheksojë edhe njëherë afër 700 pjesëtarë të PK-së, që i bjen 10% të tyre kanë pasur të ardhura mesatare më të lartë se presidentja”, u shpreh shefi i ekzekutivit.
“Përfshihen shtatë kategori te pozitave në Policinë e Kosovës të cilat janë subjekt i shtetsave të rrezikshmërisë, shtesat për njësitet elitare, njësia speciale intervenuese, njësia për ndërhyrje të s shpejt dhe njësia për mbrojtje të afërt, janë 150 euro shtesë të pagës bazë, 120 euro shtesë për njësinë speciale operative, K9 dhe njësia për eksploziv dhe demonim”.
“Pjesëtarët e patrullës kufitare do të përfitojnë nga 100 euro në muaj ndërsa pjesëtarët e hetuesisë nga 75 euro shtesë në muaj”.
“Ekipet reaguese dhe patrullat që njëherazi përbëjnë numrin më të madhe t policisë së Kosovës do të marrin nga 60 euro shtesë në muaj, kurse policëve që angazhohen për sigurinë e objekteve dhe menaxhim të operacioneve do të ndahen nga 50 euro dhe 45 euro shtesë të rrezikshmërisë”, kishte thënë Kurti.
Pamje nga protesta e Lëvizjes Vetëvendosje në vitin 2016-të e organizuar kundër themelimit të Asociacionit apo siç e quan VV, “Zajednica”.
Në këtë protestë ishin lënduar dhjetëra policë pasi ishin sulmuar nga protestuesit me koktej molotovi, gurë e mjete të tjera të forta.