0.5 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

Zinedine Zidane e ka të qartë se vetëm një ofertë mund të bëjë që ai të rikthehet sërish në stol

Zinedine Zidane është i përgatitur që të presë për ofertën e duhur në vitin 2025 para se të bëjë rikthimin e tij në stol. 

Ish-trajneri i ‘Los Blancos’ ka mbetur në Madrid pas dy periudhave të suksesshme në krye të gjigantit spanjoll, por ka qenë i papunë që nga maji i vitit 2021. 

Zidane ka qenë i lidhur rregullisht me një rikthim për herë të tretë tek Real Madridi, por tekniku francez i ka rezistuar të gjitha ofertave dhe pritet ta bëjë këtë sërish në 2025. 

Përkundër faktit se Carlo Ancelotti është nën një presion të madh për shkak të fillimit të luhatshëm në sezonin 2024/2025, Zidane nuk po e konsideron mundësinë që ta zëvendësojë italianin. 

Sipas një raportimi nga Diario AS, Zidane mbetet i fokusuar në qëllimin e tij që një ditë ta drejtojë kombëtaren e Francës, përkundër faktit që Didier Deschamps ka kontratë deri pas përfundimit të Kupës së Botës 2026. 

Sidoqoftë, me Deschamps në qendër të vëmendjes pas dështimit në garat e fundit, emri i Zidane është kthyer sërish në agjendë dhe ish-bashkëlojtari i tij, Christophe Dugarry beson se kjo është e destinuar që të ndodhë. 

“Zizou është konsistent dhe ai gjithmonë ka thënë se është i interesuar për kombëtaren e Francës. Ai është i çmendur për këtë”, ka thënë Dugarry.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img