Humbja e turpshme nga Manchester City në fundjavën e kaluar, ka bërë që Chelsea ta mendoj shkarkimin e Maurizio Sarrin.
Trajneri italian do të qëndroj në stolin e bluve deri në fund të këtij sezoni, pasi këta të fundit nuk duan ta shkarkojnë atë në këtë fazë të sezonit, përcjell prishtinapress.eu
Sarri pritet të shkarkohet në fund të sezonit, andaj drejtimin e skuadrës mund ta marr Zinedine Zidane.
Trajneri francez është aktualisht pa skuadër, pas largimit nga Real Madrid në fund të sezonit të kaluar.
Chelsea është e gatshme t’i plotësoj Zidanes kushtet e nevojshme, vetëm që ta marrë drejtimin e skuadrës.