Real Madridi e pësoi edhe një humbje befasuese të martën mbrëma, teksa politika e rrotacionit e Zinedine Zidanit dështoi përsëri të japë rezultat të mirë, kësaj radhe kundër Espanyolit.
Real Madridi u mposht mbrëmë në minutat e fundit të ndeshjes në “RCDE Stadium”, në kuadër të La Ligës kur Gerard Moreno tundi rrjetën e Carlos Navasit.
Pas ndeshjes, Zidane insistoi se skuadra e tij meritoi më shumë nga kjo ndeshje.
“Nganjëherë nuk mund ta kuptosh futbollin”, ka thënë Zidane.
“Duhet t’i pranosh kohërat e këqija. Pas pesë ndeshjeve dhe rezultateve pozitive dhe lojës së mirë, sot nuk ia dolëm”, shtoi ai.
Ai e ka pranuar se i dhemb kjo humbje, por të cilën, thotë se nuk e meritoi.
“Nuk e merituam këtë humbje. Dhemb, sepse Espanyol pati pak raste. Është rezultat i keq”, theksoi ai.