idane dhe 8 lojtarë drejt Parisit. Pas zhgënjimit ndaj Bayern, L’Equipe shkruan se në klubin e Al Khelaifi janë gati për revolucionin e radhës duke shpenzuar të tjerë miliona në merkato. Sheiku nuk ka ndër mend të dorëzohet për të fituar Championsin dhe nuk do t’u vërë fre shpenzimeve.
Luis Campos ka nisur kontaktet e para me disa prej lojtarëve që do të marrë në Paris verën e ardhshme. Në listën e emrave që publikon e përditshmja franceze figurojnë dhe ata të Milan Skriniar që do të shkojë me parametra zero, si dhe ai i Victor Osimhen. Për këtë të fundit Parisi ka gati një ofertë prej 150 milionë eurosh.
Tratativa për sulmuesin e Napolit, që ka një kontratë me italianët deri në 2026-ën, përveçse e kushtueshme nuk do të jetë aspak e lehtë. Kjo pasi vetë nigeriani ka deklaruar se për të ardhmen preferon Premier League. Por këto ditë ka patur një takim sekret mes Luis Campos dhe agjentin të Osimhen, për të kuptuar nëse ish sulmuesi i Lille do të ishte gati për një rikthim në Ligue 1.