Kryetari i kuvendit të ASH-së, Ziadin Sela në një konferencë me mediat paralajmëroi se të shtunën e ardhëshme do të thirë kuvendin qendrorë të ASH-së.
Sipas tij, një pikë e rendit të ditës do të jetë dhe siç tha do kërkohet përgjegjësi për kryetarin e ASH-së, Arben Taravari.
Por sipas tij, përgjegjësia nënkupton shkarkim, që lë për të nënkuptuar se do kërkoj shkarkimin e Taravarit nga posti i kryetarit, por edhe të ministrave.
Sela theksoi se me Taravarin ka komentuar vetëm me mesazhe ku kanë komunikuar për thirrjen e mbledhjes së kryesisë së partisë.