Ish-koordinatorja e Kosovës për dialog me Serbinë, Edita Tahiri ka thënë se Borrell dhe Lajçak duhet të japin dorëheqje pas sulmit në Banjskë të Zveçanit.
Sipas saj, BE duhet të suspendoj Serbinë e terroristëve nga integrimi evropian dhe të shkarkoj dy ndërmjetësuesit.
Postimi i plotë i saj, pa ndërhyrje: Borell dhe Lajcak ne cfare planetin jane, duhet te japin doreheqje pas sulmit hegjemon te Serbise ndaj Kosoves. Tash BE-ja duhet ta suspendoj Serbine e terroristeve nga integrimi evropian; te shkarkoj dy ndermjetesuesit. Kosoven e ndeshkuan kur beri gabime, tash pa ndeshkuar Serbine thirrjet per vazhdimin e dialogut nuk kane asnje kuptim…