3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Zhvillimet në veri, reagon NATO: Institucionet e Kosovës ta shtensionojnë situatën menjëherë

Aleanca ushtarake e NATO-s i bëri thirrje institucioneve të Kosovës që të shtensionojnë menjëherë situatën në veri të shtetit, një ditë pas përplasjeve mes Policisë së Kosovës dhe grupeve lokale të serbëve.

Në një reagim në Twitter, zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu ka thënë që KFOR-i do të jetë vigjilent dhe do të ofrojë mjedis të sigurt në veri.

“Ne u bëjmë thirrje institucioneve në Kosovë të shtensionojnë menjëherë situatën dhe u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të zgjidhin situatën përmes dialogut. Misioni i NATO-s, KFOR, vazhdon të jetë vigjilent dhe të ofrojë mjedis të sigurt”, shkroi në Twitter ajo.

Reagimi i NATO-s vjen pas tensioneve të së premtes në veri të Kosovës ku me asistencë të policisë kryetarët e zgjedhur të komunave veriore hynë në objektet publike, ndërsa veprimet u dënuan fuqishëm nga ndërkombëtarët.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img