0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Zhvillimet në Veri, Osmani takon ministrin e Mbrojtjes dhe komandantin e FSK-së

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari.

Përmes një komunikate për media të lëshuar nga Presidenca, bëhet e ditur se në takim u diskutua lidhur me zhvillimet e sigurisë dhe veprimet armiqësore të Serbisë ndaj Kosovës, punën e institucioneve të sigurisë së Kosovës si dhe për koordinimet me aleatët tanë dhe prezencën ndërkombëtare të sigurisë në Kosovë.

Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova mbetet e përkushtuar për paqe dhe siguri në vend e rajon dhe se institucionet e Kosovës do të veprojnë në partneritet të ngushtë me aleatet tanë”, thuhet në komunikatë.

Ndryshe, grumbullimi ushtarak i Serbisë në afërsi të linjës administrative kufitare është pritur me shumë shqetësim nga aleatët ndërkombëtarë.

Koordinatori për komunikime strategjike në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Kirby, u pyet nëse ky grumbullim i trupave ushtarake pranë kufirit është sinjal se Serbia po përgatitet për ndonjë pushtim ushtarak.

“Po e shikojmë, po e vëzhgojmë. Por, qëllimin [e grumbullimit të trupave ushtarake serbe] nuk mund ta them tani”, tha ai.

Ndërsa, Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian (BE) për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, i bëri thirrje Serbisë të shtunën ta ndalë menjëherë zhvendosjen e ushtrisë përgjatë kufirit me Kosovën dhe t’i tërheqë trupat e vendosur deri tani.

Dislokimi i trupave serbe përgjatë kufirit me Kosovën vjen pas sulmit të 24 shtatorit ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit. Për këtë sulm Kosova ka fajësuar Serbinë, por kjo e fundit ka mohuar çdo përfshirje.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img