Pas situatës në veri, ka reaguar edhe shefi i policisë, njëherit ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Sveçla, përmes një postimi në “Facebook”, ka deklaruar që policët kanë kryer detyrat e parapara konform legjislacionit, ndërsa shtoi se pesë prej tyre u lënduan lehtë.
“Përgëzoj Policinë e Kosovës për profesionalizmin e treguar në ballafaqimin me grupe të organizuara kriminale, që kishin për qëllim pengimin e këtij procesi. 5 pjesëtarë të policisë janë lënduar nga sulmet e këtyre grupeve por që fatmirësisht lëndimet janë të lehta, ata ndihen mirë dhe janë në detyrë”.
Në anën tjetër, ai ftoi edhe qytetarët që të mos bien pre e manipulimeve të grupeve kriminale.
“Ftoj të gjithë qytetarët tanë që të mos bien pre e manipulimeve të grupeve kriminale të cilët për hir të përfitimeve kriminale personale e grupore dëshirojnë kaos dhe suspendim të shtetit të së drejtës e të demokracisë”.