0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Zhvillimet në dialog, Lajçak përmendi partneritetin me SHBA-në për marrëveshjen Kosovë – Serbi

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se java që po e lëmë pas ka qenë e ngarkuar me takimin i cili u zhvillua në kuadër të kryenegociatorëve në dialogun Kosovë Serbi.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se pala kosovare dhe ajo serbe në kuadër të takimit diskutuan për zbatimin e Marrëveshjes për rrugën e normalizimit dhe çështjet urgjente aktuale. Lajçak ka thënë se lidhur me takimin e ka informuar edhe këshilltarin e Departamentit të Shtetit, Derek Chollet.

“U takova gjithashtu me Këshilltarin e Departamentit të Shtetit Derek Chollet. Ishte mirë të flitej për zhvillimet e fundit në Ballkanin Perëndimor. Unë gjithashtu e informova atë për takimin e dialogut dhe të kryenegociatorëve. Ne ramë dakord për nevojën e zbatimit të menjëhershëm në mirëbesim. Unë jam shumë mirënjohës për partneritetin dhe koordinimin e fortë me Shtetet e Bashkuara kur bëhet fjalë për Dialogun”, ka thënë ai.

Ndryshe, Kosova dhe Serbia janë pajtuar për tekstin e deklaratës për personat e pagjetur, sipas një deklarate të shefit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petkoviq, pas takimit trepalësh në Bruksel me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Bislimi dhe Lajçak.

“Vetëm do të shtoja se kemi pasur kujdes të veçantë për të gjitha termet dhe se nuk e kemi pranuar termin e përmendur në konventën ndërkombëtare për zhdukjen e dhunshme, sepse jemi kujdesur që të mos rrezikojmë interesat e Serbisë”, tha Petkoviq të së martës, 4 prill.

Pas këtij takimi, Bislimi ka thënë se palët janë pajtuar që takimi i radhës në nivelin e lartë të zhvillohet më 22 prill.

“Por, kjo nuk është edhe aq e sigurt pasi që ka indikacione që presidenti i Serbisë nuk është i gatshëm apo nuk mund të vijë në këtë datë, kështu që mbetet të shqyrtohet një datë alternative”, tha Bislimi.

Në këtë takim të radhës, sipas Petkoviqit, do të miratohet zyrtarisht teksti i deklaratës për personat e pagjetur, për tekstin e së cilës ai tha se palët janë pajtuar në Bruksel./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img