Brenda partisë aktualisht më me së shumti deputet në Kuvend janë pozicionuar tri grupe, merr vesh lajmi.net: Grupi i Lutfi Hazirit që e shohin atë kryetar, ai i Agim Veliut dhe grupi i Dukagjinit në krye me kryetarin e Pejës, Gazmend Muhaxheri.
Mirëpo, të gjithë këto matematika mund t’i prish një person i katërt. Bëhet fjalë për ish kryetarin e LDK-së dhe ish presidentin e vendit, Fatmir Sejdiu.
Lajmi.net merr vesh nga burime të sigurta brenda LDK-së se Sejdiu seriozisht është duke e shqyrtuar mundësinë që të rikthehet në majën e partisë.
Sejdiu i cili edhe në Kuvendin e fundit provoi të rikthehej në pozitën e kryetarit të partisë, por u stopua nga Isa Mustafa, ka filluar takimet me deputetët e LDK-së.
“Sejdiu i ka filluar takimet me deputetët e LDK-së. Të fundit që e ka takuar ka qenë deputeti Naser Rugova”, ka thënë një burime për lajmi.net.
Megjithatë as Sejdiu e as Rugova nuk janë përgjigjur në telefonatat tona për ta konfirmuar këtë takim apo për të demantuar.
Sejdiu në zgjedhjet e fundit partiake e ka pasur mbështetjen e Vjosa Osmanit dhe disa zyrtarëve tjerë të lartë të LDK-së.