-0.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Zhvillime në Komunën e Prishtinës, LVV, AAK Nisma e AKR përpjekje për t’i futur në dorë ndërmarrjet publike

Partitë opozitare në Komunën e Prishtinës, kanë kërkuar seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal, e cila është caktuar për datën 8 qershor. Burime të Gazetës Express bëjnë me dije se opozita po përpiqet t’i shkarkojë anëtarët e komisioneve komunale të aksionarëve të ndërmarrjeve publike komunale të Prishtinës që ishin emëruar nga Kuvendi Komunal, për t’i emëruar me njerëz të tyre.

Në këtë seancë e cila do të mbahet më 8 qershor në ora 14:00 LVV, AAK, NISMA e AKR do të bëjnë përpjekje të shkarkojnë anëtarët e komisioneve komunale të aksionarëve të ndërmarrjeve publike komunale të Prishtinës që ishin emëruar, zgjedhur nga Kuvendi Komunal.

Raporti i forcave në Asamblenë Komunale është 26 me 25 asamblistë në favor të pushtetit. Por, mësohet se opozita po bën përpjekje që të sigurojë mbështetje për t’a mbivotuar koalicionin LDK -PDK.

“Kjo mund të interpretohet si nje tentativë e partive opozitare në Prishtinë për të marrë në menaxhim ndërmarrjet publike ne kryeqytet” ka thënë një burim i Gazetës Express.

Seanca e jashtëzakonshme është thirrur të mbahet të enjten, me 8 Qershor ne orën 14:00./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img