-3.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Zhvillime interesante në Preshevë, Shqiprim Arifit i rrezikohet pozita e kryetarit

Janë duke ndodhur zhvillime interesante në Preshevë, të cilat mund ta çojnë drejt largimit Shqiprim Arifin, kryetarin aktual.

Argjend Sherifi, këshilltar komunal në Preshevë, është larguar nga partia Alternativa për Ndryshim, që e drejton Shqiprim Arifi.

Përmes një reagimi, Sherifi ka thënë se nuk është pajtuar me përplasjet që Arifi ka pasur me qeverinë në Kosovë.

Përveç tij nga koalicioni është larguar edhe Unioni Demokratik Shqiptar (UDSh).

“Unioni Demokratik Shqiptar me këshilltarët Naser Aziri dhe Hamdi Fejzullahu nuk do të jemi pjesë e këtij koalicioni duke shpresuar se në të ardhmen do të krijohen kushte më të mira për bashkëpunim ndërpartiak pa e përjashtuar edhe Alternativën për Ndryshim me shpresë se do të ketë reflektim pozitiv kryetari i deritashëm i APN-së, Shqiprim Arifi”, thuhet në njoftimin e tyre.

Kështu, sipas burimeve të Indeksonline, Shqiprim Arifi ka humbur shumicën në Kuvendin komunal të Preshevës.

Koalicioni qeverisës APN dhe LR tashmë ka mbetur me 18 këshilltarë, e që nuk është e mjaftueshme për të mbajtur seanca.

Nëse shumica nuk i bën 20 këshilltarë, brenda 19 ditëve, sa ka mbetur afati ligjor prej 3 muajve të mos mbajtjes së seancës të Kuvendit, atëherë Komuna e Preshevës shkon në organ të përkohshëm./Indeksonline/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img