0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Zhvillime dramatike në Prishtinë, pritet shkarkimi i 20 aksionarëve komunalë

20 aksionarë të dhjetë ndërmarrjeve publike komunale në Prishtinë pritet të shkarkohen sot në një mbledhje të jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal.

Mbledhja është thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje dhe AAK-ja. Ajo, që pritet të jetë një nga seancat më të nxehta të Asamblesë Komunale në epokën ‘Përparim Rama’ në kryeqytet, do të zhvillohet sot në orën 14:00.

 

Opozita e përbërë nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në Prishtinë, i kanë vendosur në rendin e ditës vetëm dy pikë: Shkarkimin e aksionarëve komunalë të ndërmarrje publike komunale dhe emërimin e aksionarëve të rinj.

Aktualisht, 20 aksionarë mbajnë pozita në dhjetë ndërmarrje publike komunale. Ata janë përfaqësues të koalicionit qeverisës mes LDK-së, PDK-së dhe AAK-së.

Në media ditëve të fundit është raportuar se zhvillimet e ditës së sotme rrezikojnë ta shpërbëjnë përfundimisht koalicionin, tashmë të lëkundur, mes LDK-së dhe PDK-së.

Të martën, gazeta Nacionale raportoi se sherri mes dy partive në pushtet komunal ka të bëjë me mos-mbështetjen e PDK-së për hartat zonale.

Kryetari i komunës së Prishtinës, qysh në shtatorin e vitit të kaluar kishte miratuar vendimin për formimin e një komiteti konsultativ për Hartimin e Planit Zhvillimor dhe Hartës Zonale. Ky plan – që orienton zhvillimin e kryeqytetit – do të ishte tetë-vjeçar.

Deri tash, nuk dihet saktë se cilat ishin mospajtimet specifike mes palëve, por dihet që PDK-ja nuk po pajtohet.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img