Site icon PrishtinaPress

Zhurma në kryeqytet, Rama: Nga e hëna do të gjobiten lokalet që nuk respektojnë decibelët e lejuar

Zhurma e lartë e muzikës në lokalet e natës është bërë shqetësim i vazhdueshëm për banorët që jetojnë afër atyre zonave në kryeqytet.

Siç u paralajmërua shumë shpejt ata që shkelin rregulloren, duke mos respektuar decibelët e lejuar do t’u shqiptohet gjobë prej 500 deri në 5,000 euro.

E lidhur me këtë sot ka shkruar kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

Ai ka vizituar sot dhomën e monitorimit të ndotjes akustike në Inspektoriatin e Kryeqytetit.

“Nga e hëna fillojmë edhe zyrtarisht punën dhe duke u bazuar në rregulloren e miratuar në Kuvend, të gjitha lokalet e gastronomisë në Kryeqytet, të cilat nuk respektojnë decibelët e lejuar do të gjobiten”, shkruan Rama në Facebook.

Exit mobile version