2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Zhurma e lartë: Komuna e Prishtinës jep një paralajmërim për lokalet e natës

Shumë banorë në kryeqytet vazhdojnë të përballen me nivelin e lartë të zhurmës që shkaktohen nga lokalet në orët e vona të natës. Ndërkohë, Komuna e Prishtinës ka paralajmëruar se nga janari i vitit 2023, do të nisë me vendosjen e aparateve për matjen e zhurmave në lokalet e kryeqytetit.

Zhurma e lartë e cila dëgjohet edhe në orët e vona në lokalet e kryeqytetit, po shqetëson shumë banorë të cilët jetojnë afër tyre.

Njëri ndër ta, banor në Lagjen “Mati – 1”, që nuk deshi të prezantohet, i tha Radio Kosovës se për shkak të zhurmës se lart në restorantin afër banesës se tij, nuk arrin të flejë deri pas mesnate. Përveç zhurmës se lart problem tjetër me të cilin përballen është edhe aroma që lirohet nga ventilimi.

“Zhurma e cila krijohet nga muzika në restorantin poshtë banesës për ne si banorë është shumë shqetësuese. Zhurma është deri pas orës 24:00 dhe niveli i zërit është i lartë dhe po ashtu muzika është me bas. Ne as një natë nuk mund të flemë deri pas orës 1:00 të natës. Plus era e ventilimit në pjesën ndërmjet banesave është e padurueshme dhe tarracën nuk mund ta shfrytëzojmë”, thotë ky qytetar.

Këtë gjendje pritet ta përmirësojë vendosja e matësve të zhurmës, e cila do të behët nga ana e Komunës së Prishtinë, projekt i cili pritet të fillojë nga janari i vitit 2023. Drejtori për Shërbime Publike, Ilirik Musliu, në një përgjigjeje me shkrim për Radio Kosovën tha se kontrata për vendosjen e këtyre matësve është gati.

“ Operatori është përzgjedhur, pra kontrata është gati. Jemi në përfundim të rregullores. Po mendojmë të fillojmë prej janarit 2023 me vendosjen e matësve”, thotë Musliu.

Ndërkohë, drejtues të Komunës së Prishtinës, kanë bërë të ditur se rregulli për zhurmën mund të ndryshojë gjatë verës, teksa edhe për këtë thonë se ka mirëkuptim ndërmjet gastronomeve dhe banorëve. Nga 15 korriku deri 15 gusht, zhurma e lokaleve mbase do të jetë pak më e madhe për shkak të verës dhe numrit të madh të vizitorëve. Mes tjerash, është bërë e ditur se gastronomet që s’i përmbahen rregullit të vendosur për ndalimin e zhurmës mund t’i merret edhe leja e punës./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img